Connect with us

Politike

Kushtetuesja rrëzoi kërkesën për Berishën, Shehu: Vendim ‘i urdhëruar’ nga Rama

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu reagoi pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila nuk pranoi kërkesën e deputetëve të opozitës për të shqyrtuar vendimin e GJKKO-së për Sali Berishën.

Në një reagim në rrjetet sociale, Shehu thotë se Kushtetuesja mori një vendim antiligjor, ndryshe nga precedentët.

“Shqipëria nuk ka as Gjykate Kushtetuese! Kjo per mua kjo ka qene e është e qartë. Cdo vendim edhe i saj është sipas “pulsit” te Rames. Bllokoi ligjin per “punen e detyruar” te studenteve te mjekësisë…. Sepse protestat e tyre ne zgjerim terrorizuan Ramen… Shtyu miratimin e Mareveshjes per refugjatet, qe Rama tu thote “botes” se ketu ka drejtesi te pavarur! Dhe me tej kur ta quaje kushtetuese me 18 Janar, keshtu do ta quaje, Rama te thote se respektoi kushtetuten! Gjithçka me skenar te dirigjuar! Sot per Berishen mori nje vendim anti ligjor, ndryshe nga precedencat….ne fakt “kokëposhtë” ndaj kushtetutes.

Duke vulosur “vdekjen” e saj si gjykate, edhe per ata qe mund te kishin iluzione! Une per vehten time nuk kam pasur. Prandaj ky vendim as me ka cuditur e as emocionuar!

 

 

E prisja te tille. Ashtu sic ndjej me optimizem reagimin e domosdoshëm!”, shkruan ai.

Advertisement