Connect with us

Bota

Kushti nga Irani: Nëse Izraeli ndalon sulmet ajrore, Hamasi mund të lirojë pengjet

Hamasi mund të jetë gati të lirojë rreth 200 pengje nëse Izraeli ndalon fushatën e tij të sulmeve ajrore në Gaza. Lajmiështë bërë i ditur nga ministria e jashtme e Iranit, raportojnë mediat e huaja.

“Zyrtarët e Hamasit janë “gati” të lirojnë pengjet, por kjo do të ishte “e pamundur” nën sulmet ajrore izraelite në rajon. Grupi terrorist deklaroi se ata janë të gatshëm të marrin masat e nevojshme për të liruar qytetarët dhe civilët e mbajtur nga grupet rezistente, por qëllimi i tyre ishte se masa të tilla kërkojnë përgatitje që janë të pamundura nën bombardimet e përditshme kundër pjesëve të ndryshme të Gazës,“- tha Ministria e Jashtme iraniane Nasser Kanaani në një konferencë shtypi në Teheran.

Sipas raporteve, qeveria e Iranit ka mbështetur Hamasin, madje Irani ka paralajmëruar se mund të hyjë gjithashtu në luftë nëse Izraeli fillon një ofensivë tokësore të parashikuar gjerësisht në Rripin e Gazës në ditët në vijim.

Advertisement