Connect with us

Kosova

Kushtrimi i të zhdukurve/ Kosova e Serbia dakordohen në Bruksel

Bashkimi Europian ka publikuar ‘Deklaratën për të Zhdukurit’, mbi të cilën dje kanë arritur pajtim në Bruksel kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Mes tjerash, në këtë deklaratë thuhet se dy liderët janë pajtuar për të dhënë informacione të nevojshme lidhur me gjetjen e personave të zhdukur nga 1 janari i vitit 1998 deri me 31 dhjetor 2000. Gjithashtu, theksohet se do të përdoret edhe teknologjia LIDAR për identifikimin e varrezave masive.

Ne deklarate thuhet se Kosova dhe Serbia angazhohen për të bashkëpunuar ngushtë për identifikimin e vendeve të varreve is dhe për të siguruar akses të plotë në informacione të besueshme dhe të sakta që ndihmojnë në gjetjen dhe identifikimin e personave të humbur. Kjo përfshin të gjitha materialet, shënimet, urdhrat, dokumentet, videot, regjistrimet audio dhe çdo dokument tjetër duke përfshirë ato me status të klasifikuar, nën zotërimin e institucioneve të të dyja palëve, të rëndësishme për këtë kontekst. Në tekstin e deklarates thuhe gjithashtu se Kosova dhe Serbia do të krijojnë dhe të punojnë së bashku përmes një Komisioni të Përbashkët të kryesuar nga Bashkimi Evropian me synimin për të mbështetur përpjekjet për të zgjidhur fatin e personave të zhdukur. Detajet operacionale do të bien dakord në takimin e ardhshëm të Dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës.

 

Advertisement