Aktualitet
Kuti kartoni me fletët e votimit për emigrantët, dalin PAMJET brenda Parkut Olimpik në Tiranë

Kanë dalë tashmë dhe pamjet e para nga brenda ambienteve të Parkut Olimpik në Tiranë ku janë vendosur qindra kuti kartoni të mbushura plot me fletë votimi për diasporën. Pamjet e siguruara nga LSA, tregojnë njëkohësisht edhe ambientin i cili po përgatitet për monitorimin e votës.
Sikurse bëri me dije disa ditë më parë Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, pas mbërritjes së fletëve të votimit do të fillohet me përgatitjen e zarfeve dhe të gjithë dokumentacionin përkatës.

