Connect with us

Politike

Kutia e çarë në Kurbin/ Anëtari i KAS: Mund të jetë e manipuluar

Kutia numër 15 në Kurbin, u ‘inspektua’ ditën e sotme në mbledhjen e radhës të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve. KAS vendosi të refuzojë kërkesën e Dashamir Shehit, për rinumërimin e një kutie në KZAZ-në numër 15 në Kurbin, pasi anëtarët e KAS vlerësuan nga vëzhgimi me sy të lirë i saj, se kutia ka një çarje në fund nga e cila mund të jenë future ose hequr fletë votimi, e për pasojë mund të jetë e manipuluar.

Kutia i përket fshatit Shpërdhet në Mamurras, që sipas Aleancës Progresiste LZHK, është e rregullt dhe duhej numëruar pasi mund të ndikonte në rezultatin për këshillin bashkiak të Kurbinit.

Partia Socialiste doli forca e parë edhe në Kurbin, duke siguruar 9 vende në këshillin bashkiak, ndjekur nga “Bashkë Fitojmë” me 6 vende ne këshill dhe Partia Socialdemokrate me 3 vende. Kjo kuti nuk ishte numëruar për shkak se u dëmtua gjatë transportit nga qendra e votimit për në qendrën e numërimit.

Advertisement