Politike
Kutitë, si dhe pushkën e mbush shejtani, por do ti që shejtani qenka 90% me PS dhe Edi Ramën

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD Jamarbër Malltezi, ka reaguar me një shënim në faqen e tij në facebook pas publikimit të rezultateve të votave të diasporës.
Ai duke ironizuar me manipulimin gjigand të votave nga rilindja e patronazhistëve shkruan, “kutitë, si pushkën, e mbush shejtani, por do ti që shejtani qenka 90% me PS & Edin”.
Mesazhi:
Meqë “Votat tona – plumb për armikun!” Kutitë, si pushkën, e mbush shejtani, por do ti që shejtani qenka 90% me PS & Edin.

