Politike
Kuvend/ Nis maratona politike për çështjen McGonigal
Ka nisur seanca maratonë e ditës së sotme, e cila pritet të zgjasë gati 24 orë që do të vihen në dipozicion për interpelancën, mocionin me debat dhe seancën me pyetjet, 3 kërkesa të ndryshme për kryeministrin Edi Rama për çështjen McGonigal. Grupi parlamentar i PS do të ketë 750 minuta në dispozicion, 350 minuta do jenë për PD. Nga 10 minuta do të kenë 9 deputetët e Rithemelimit. Ndërsa 9 deputetë të Rithemelimit do të kenë 10 minuta kohë për të folur. Në sallën e seancës plenare janë rikthyer Sali Berisha me një grup të deputetëve të Rithemelimit, të cilëve u ka përfunduar afati i përjashtimit për shkak të seancave të shkuara kaotike. Por në Kuvend do të mungojnë 4 deputetë, Edmond Spaho, Elda Hoti, Sorina Koti dhe Oerd Bylykbashi që seancën e 16 shkurtit përfunduan deri në shkuljen e mikrofonit të foltores, që nga ministrja Elisa Spiropali u komentua me ironi. Opozita ka refuzuar më herët zhvillimin e interpelancës për ish-agjentin e FBI që kryeministri Rama ia delegoi ministres Spiropali dhe paralelisht po kërkojnë edhe ngritjen e një komisioni hetimor. Në seancat e fundit kaotike opozita ka kërkuar prezencën e kreut të qeverisë, i cili pritet t’u japë përgjigje sot në këtë seancë që socialistët kanë paralajmëruar se do të nxjerrë në pah të vërteta të mëdha.
Lajm në përditësim…
Çështja McGonigal/ Alibeaj rendit 30 pyetje për Ramën: Takimet ishin zyrtare apo private? Kush janë personat që ju shoqëronin?
Enkelejd Alibeaj ka renditur 30 pyetjet që i ka drejtuar kryeministrit Edi Rama për çështjen McGonigal.
“Taktika ka qenë që të fshihet dhe të krijohet zhurmë. Ajo cfarë kam kërkuar ka qenë interpelancë që do të thotë se kryeministri të flasë cfarë di e cfarë ka bërë. Po bëj parashtrimin e interpelancës që duhet të kishte ndodhur 2 muaj më parë.
Pyetjet e Alibeaj drejtuar Ramës:
1- Kush janë personat, të cilët kanë qenë në katër takimet, e cituara në akt-padi?
2- Kush ka qene i pranishem ne takimin e 17 shtatorit 2017, pervec teje, Dorian Duckes dhe McGonigal?
3- Takimi zhvillohej si takim privat apo si takim zyrtar? A u prezantua si zyrtar i larte i FBI, ne ate takim?
4- Perse eshte diskutuar ceshtja e dhenies se licencave te fushave te shfrytezimit te naftes ne Shqiperi mes jush?
5- A keni qene ne dijeni se personi Agron Nezaj dhe Dorian Ducka kishin interesa financiare ne fushen e shfrytezimit te naftes ?
6- A keni marre masa juve qe licenca e shfrytezimit te naftes te mos u jepej personit A dhe B, ne shkelje te ligjit?
7- Cfare masash keni marre pasi gjykata vendosi se leja e shfrytezimit te tre parcelave naftembajtese, qe iu dha nje shoqerie, ishte me shkelje ligjore?
8- A keni bere ju deklarim me ILDKPK per situate konflikti interesi rreth kesaj ceshtjeje? Po ndonje nga ministrat tuaj te kohes qe drejtonte kete sektor?
9- Sa here keni kontaktuar ne telefon, me sms, me email apo mjete te tjera komunikimi apo takime fizike me mikun tuaj McGonigal prej shtatorit 2017?
10- Kush ka qene i pranishem ne takimin qe ke patur me te ne 20 nentor 2017? Cfare keni diskutuar mes jush?
11- Takimi ka qene i natyres private apo zyrtare? A i keni dhene ju informacion McGonigal rreth lobimit ne Usa te nje partie tjeter, te ndryshme nga partia juaj?
12- Cili zyrtar nga zyra juaj (zyra e kryeministrit) i ka dhene informacione Dorian Duckes lidhur me lobimin?
13- Si e shpjegoni ju qe 4 dite me pas, ne dt 24 nentor, McGonigal ka marre nga keshilltari juaj Dorian Ducka informacion per te stisur procedimin penal ndaj lobistit te partise tjeter kundershtare tuajen?
14- Ne dhjetor 2017 keni darkuar me Mcgonigal dhe personin A ne Neë York. A eshte diskutuar mes jush dhenia e informacioneve tek Agron Nezaj (pervec cfare i ishte dhene Dorian Duckes) lidhur me lobimin e PD?
15- Si e shpjegoni ju qe kete radhe Agron Neza kishte gjetur informacione mbi lobistin e partise tjeter kundershtare me ju dhe ia ka kaluar McGonigal ne dt 4 janar?
16- Keni kerkuar ju ne kete takim, qe McGonigal te nderhynte per te stisur nje ceshtje penale ne USA?
17- Si e shpjegoni qe Agron Neza eshte furnizuar me informacion perseri, kete radhe ne dt 22 janar lidhur me lobistin e partise tjeter, ne funksion te stisjes se ceshtjes penale kunder tij?
18- Cili nga zyrtaret e zyres se Kryeministrit te Shqiperise ia ka dhene kete informacion Agron Nezajt?
19- McGonigal ka qene ne Shqiperi ne shkurt 2018? A e keni takuar? Nese jo, a ju ka informuar keshilltari juaj per takimin qe ai ka patur me te ne Tirane?
20- Ju ka informuar keshilltari juaj se ai po mbeshteste hetimin dhe pyetjen e deshmitareve ne funksion te hetimit te stisur ndaj lobistit te partise tjeter?
21- Ne mars 2018 keni darkuar se bashku me McGonigal dhe Agron Nezaj ne Neë York. A eshte diskutuar fakti se Agron Nezaj kishte marre informacion nga zyra juaj dhe ia kishte percjelle McGonigal? Po per faktin se Agron Nezaj po mbeshteste hetimin e stisur duke u paraqitur si deshmitar vete ne kete hetim?
22- Cili ishte ish agjenti tjeter i cili ishte duke darkuar me ju?
23- Si shpjegohet që menjëherë pas takimeve me Kryeministrin, agjentit të FBI-së i janë paguar 225.000 dollarë nga Agron Nezaj
24- Si shpjegohet që menjëherë pas takimeve me Kryeministrin, agjenti i FBI-së inicion hetimin penal për lobistin amerikan të Partisë Demokratike?
25- A mundet Kryeministri të provojë se Agron Neza nuk ka vepruar i porositur prej tij, kur ka deklaruar se kishte informacion mbi lobistin e Partisë Demokratike, të marrë nga zyra e Kryeministrit shqiptar?
26- Cili ishte burimi i drejtuesve të Partisë Socialiste që flisnin për një cështje penale ndaj lobistit amerikan të Partisë Demokratike, ndërkohë që cështja ishte nën hetim dhe mbulohej nga sekreti hetimor?
27- Cfarë natyre kanë pasur marrëdhëniet e Kryeministrit me Z. Dorian Ducka?
28- Cila është arsyeja që ky shtetas është pajisur me pasaportë diplomatike dhe me një email qeveritar, në një kohë që ishte i angazhuar në një aktivitet privat?
29- Pse qeveria shqiptare ka shkelur ligjin për t’i dhënë koncesionin e tre fushave naftëmbajtëse një kompanie të lidhur me Z. Neza dhe Z. McGonigal?
30- Pse qeveria shqiptare i ka dhënë koncesione dhe statusin e investitorit strategjik oligarkut rus, Oleg Deripaska, pas vendosjes nën sanksione amerikane?McGonigal ka qenë në Shqipëri në shkurt 2019. A e keni takuar? Ju ka informuar Ducka për takimin me të?” – tha Alibeaj.
Berisha në Kuvend: Çështja Rama-McGonigal ka shumë degëzime në Tiranë! Nikolla i heq fjalën: Po bën fjalim, jo procedurë
Ish kryeministri Sali Berisha nisi fjalën e tij në Kuvend me akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama duke thënë se ky i fundit ishte i përfshirë në çështjen McGonigal. Berisha tha se lidhja mes Ramës dhe McGonigal ka shumë degëzime në Tiranë. Ndërsa kryeparlamentarja, Lindita Nikolla i ka ndërprerë fjalën me argumentin se po mbante fjalim dhe nuk po fliste për procedurë sipas rregullores.
Berisha: Një nga aferat më tronditëse të kohës, implikimit direkt të kreu tuaj në rekrutimin, korruptimin e kryeagjentit të FBI-së McGonigal dhe përdsorimin e tij si vrasës me pagesë. Veprimtaria Rama-Gonigal ka degëzime shumë të mëdha në Tiranë. Janë një seri çështjesh që duhet të marrin përgjigjie nga komisioni hetimor parlamentar. Kurrë Shqipëria nuk mund të kapërcejë këtë parim të tmerrshëm nga një njeri që nuk ka asnjë normë. Kemi të bëjmë me një nga aktet më të shëmtuara në historinë e marrëdhënies së dy vendeve. Me aktet më anti-kushtetuese në historinë e një vendi, kemi të bëjmë me një grup mafioz që përdori pushtetin e qeverisë për të gjobitur biznesmenë.
Nikolla: Tani është fjalim, nuk është procedurë, po iu heq fjalën. Zoti, Alibeaj rradha juaj.
Kuvendi nis me debat procedural, Boçi: Seanca me pyetje, interpelenca dhe mocioni me debat të mos bëhen bashkë! Ndryshoni rendin e ditës
Deputeti Luçiano Boçi e ka nisur seancën maratonë me debat procedural. Ai ka kërkuar që seanca me pyetje, mocioni me debat dhe interpelanca të ndahen nga njëra-tjetra.
“Nuk ka rregullore që i bashkon këto të treja. Sipas jush janë të tria një temë. Por nuk ëhstë kështu. Rregullrorja i ka përcaktuar mirë ccfarë janë, seanca me pyetje është më vetë, interpelanca është më vete dhe mocioni me debat është një tjetër. Të gjitha janë të ndryshme dhe nuk mund të bashkohen. Ndani seancën me pyetjen, interpelenacën ashtu si edhe mocionin me debat. Miratoni edhe Komisionin Hetimor”, tha Boçi.
Kryetarja e Kuvendit i lexoi rregulloren Boçi dhe tha se sipas saj rendi i ditës është votuar në seancë plenare.