Politike
Kuvend, Rithemelimi përplaset sërish me Gardën
Rithemelimi përsërit sërish skenarin e kaosit në Kuvend. Ata kanë shkuar rreth 1 orë para nisjes së seancës dhe janë përplasur me Gardën. Kjo e fundit u ka ushtruar kontrolle në derë që të mos fusin tymuese. Një moment pati tension mes Flamur Nokës, pasi nuk u lejuar të futej pasi sipas Gradës kushte flakadanë. Deputeti i Rithemelimit tërhoqi njërin prej gardistëve me forcë dhe e ofendoi. Noka-Gardistit: Ik er pridhu mos mu afro. Ik er pirdhu, do më tregosh ti mua. Bardhi: Mos e prek me dorë. Mos e prek me dorë.
Prej javësh në Kuvend nuk po zhvillohen seanca normale plenare për shkak të kaosit që shkakton Rithemelimi. Këta të fundit pritet që edhe senacën plenare ta sabojnë sërish, pasi kanë paralajmëruar kaos deri në ngritjen e komisioneve hetimore të kërkuara. Por, nga ana tjetër PS kërkon të ndryshojë ligjin për komisionet hetimore. Drafti i propozuar nga PS, ngushton objektin e komisioneve hetimore, duke thënë se parlamenti mund të hetojë vetëm çështje konkrete ndërsa ndryshime parashikon edhe në thirrjen e dëshmitarëve. Një vit më parë edhe opozita dorëzoi përmes dy deputetëve Jorida Tabaku dhe Edmond Spaho dy propozime për Komisionet Hetimore, të cilat sipas rregullave parlamentare, do të duhet të bashkohen dhe të diskutohen së bashku.
Lajm në përditësim…
Bardhi iu drejtohet socialistëve: Ore legena, shiko ça keni bërë, 25 gardistë s’na lënë të hyjmë! Noka-Ballës: Do iu shtypim si miza
Pasi arriti të hynte në Kuvend, Bardhi iu drejtua deputetëve socialistë duke i akuzuar për gjendjen ku ndodhet Kuvendi.
Bardhi: Ca jeni ju. Kush jeni ju, 25 gardistë. Kush jeni ju që nuk lejoni deputetët me u fut në kuvend, shko ore ore legen, shih ca keni bërë.
Po ashtu, deputeti Flamur Noka iu drejtua ministrit të Brendshëm Taulant Balla si më poshtë:
Noka-Ballës: Do iu vijë fundi do ta shikoni, do iu shtypim si miza
Rithemelimi përplaset me gardën! Noka tenton të futet me flakadanë dhe tërheq me forcë gardistin: Ik er pirdhu
Rithemelimi ka shkuar herët në ambientet e Kuvendit, ndërsa ka pasur sërish përplasje mes deputetëve dhe punjësve të Gardës. Këta të fundit po ushtrojnë kontroll ndaj deputetëve që të mos fusin tymuese. Deputetët janë përplasur fizikisht, madje në moment Flamur Noka ka shtyrë një prej tyre. Gardisti nuk lejoi Nokën që të futej duke i thënë se ka flakadan në xhep, ndërsa deputeti e ka ofenduar punonjësin e Gardës.
Noka-Gardistit: Ik er pridhu mos mu afro. Ik er pirdhu, do më tregosh ti mua.
Bardhi: Mos e prek me dorë. Mos e prek me dorë.