Connect with us

Politike

Kuvendi/ Kalon me procedurë të përshpejtuar marrëveshja për Portin e Durrësit

Seanca plenare nisi me debate për Portin e Durrësit që u miratua me 62 vota pro dhe 19 kundër. Opozita kundërshtoi që të futej me procedurë të përshpejtuar projektligji për portin e Durrësit. Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj kërkoi transparencë për 5 nenet ndërsa pretendoi se projekti që kushton 2 miliard e 100 milionë euro po tentohet të kalohet fshehurazi nga qeveria.

Pas debatit të tij me Taulant Ballën, për t’iu kundërpërgjigjur e mori fjalën kryeministri Edi Rama që nuk e kurseu gjuhën e ashpër ndaj opozitës. Kreu i qeverisë e cilësoi projektin si një investim të paimagjinuar ndonjëherë për Shqipërinë, ndërsa sipas tij opozita ‘e shitur’ sulmon pasi ka marrë para ruse.
Ne perditesim…

Rama-opozitës: Jeni bisht i ‘non gratës’! Nuk e keni më në krye por e mbani brenda në kokë

1667987229_WhatsAppImage20221109at10.45.28.jpegTeksa fliste për buxhetin 2023, Rama iu drejtua opozitës duke i thënë se janë bisht i Sali Berishës të shpallur ‘non grata’ nga SHBA dhe Britania e Madhe.

“Ky është një vendim i sanksionuar dhe në buxhetin 2023 dhe do e mbrojmë me cdo gjë cmimin e energjisë elektrike për familjet e bizneset. Juve që bëni shërbimin tuaj ndaj të keqes, ndaj pafytyrësisë, ndaj mungesës së cdo feje e atdheu dhe patjetër do vijoni t’i thoni shqiptarëve të gjitha të zezat se në këtë rrugë keni hyrë që të vegjël. Sot nuk jeni asgjë tjetër vecse një zgjatim, një bisht i asaj krijesës non grata që edhe pse se keni më në krye, e keni brenda në kokë. Në këtë buxhet që sjellim këtu janë 50 miliardë për të mbrojtur njerëzit nga goditjet e kësaj lufte dhe për të mbrojtur të gjithë nga goditja marramendëse e inflacionit”, tha Rama.

 

Advertisement