Connect with us

Politike

Kuvendi Kombëtar PD, burime për NTV.AL: Priten video-mesazhe nga kongresistë amerikanë

Megjithëse ishte parashikuar për të nisur në orën 10:00, Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ende nuk ka nisur, ndërsa demokratët kanë nisur që të mblidhen. Mësohet se gjatë Kuvendit të sotëm do të ketë video-mesazhe nga ndërkombëtarët, si një sinjal ky për të treguar se kjo PD mbështetët nga politika ndërkombëtare. NTV.AL  mëson se do të ketë mesazhe nga kongresmenë amerikane por edhe përfaqësues të Partive Popullore Europiane. Nga Parisi edhe Enkelejd Alibeaj do të ketë një video mesazh.
Sot Partia Demokratike ka mbledhur Kuvendin Kombëtar në Pallatin e Sportit ‘Asllan Rusi’. Kryetari i PD Lulzim Basha përveç prekjes së statutit të PD-së, në vijimësi pritet t’i hapë rrugë ndryshimit të kupolës drejtuese, përfshirë Kreun e Grupit Parlamentar, që sipas statutit, zgjidhet në mesin e nënkryetarëve të partisë.
Advertisement