Politike
Kuvendi miraton buxhetin
TIRANË– Është miratuar me 76 vota pro, 41 kundër dhe 0 abstenim projektbuxheti për vitin 2023.
Deputeti demokrat Belind Këlliçi në fjalën e tij tha se kjo paketë fiskale nuk është në mbështetje të qytetarëve dhe bizneseve. Këlliçi parashtroi edhe pesë propozime të tij për paketën fiskale, nga ulja e ngarkesës fiskale, te heqja e akcizës së gazit, të ndërmerren politika për të ndaluar rritjen e inflacionit. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, në fjalën e tij në Kuvend, iu kundër përgjigj opozitës dhe tha se opozita po bën vetëm kritika dhe nuk po jep asnjë alternativë. Sipas Peleshit, ky buxhet është buxhet i rezistencës i krijuar si pasojë e luftës në Ukrainë. Ndër të tjerë shtoi Peleshi me buxhetin e vitit 2023, do të rriten me 7% pagat e ushtarakëve.
Të ardhurat në vendin tonë për vitin 2023 parashikohet të jetë në nivelin 631. 7 miliard lekë, ku 475 miliard lekë të ardhura do të vijnë nga qeverisja qendrore, ndërsa 65 584 milionë lekë nga pushteti lokal.
Fokus të veçantë në buxhet pritet të ketë sektori energjetik, ku parashikohet fondi prej 12 miliardë lekësh. Po ashtu është parashikuar një fond prej 2. 3 miliardë lekësh që të përdoret për politika të reja pagash. Viti 2023 është vit zgjedhor dhe fondi i parashikuar për këtë qëllim është 1. 8 miliardë lekë.