Connect with us

Aktualitet

Kuvendi nisi me 1 minutë heshtje/ Spiropali: Bogdanin do e kujtojmë si ekselentin

Kuvendi e nisi seancën plenare ditën e sotme me 1 minutë heshtje në kujtim të ish-deputetit të PD-së, Gerti Bogdani, i cili u nda nga jeta një ditë më parë, pas një arresti kardiak.

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali në fjalën e saj para deputetëve tha se largimi i parakohshëm nga jeta të Gerti Bogdanit do ti dhembë familjarëve, të afërmve, miqve dhe kujdo që e ka njohur.

“Ishte një politikan me integritet të madh, që shërbeu me përkushtim në qeverisjen vendore në Tiranë, por edhe në dy legjislatura në Kuvendin e Shqipërisë.

Gerti Bogdani do të mbahet mend si njeriu serioz, fjalëmatur, qytetar, ekselent në çdo pikëpamje. Dhe kështu do të mbetet në kujtesën tonë, në kujtesën e çdo qytetari”, tha Spiropali.

Pas 1 minutë heshtje në nderim të ish-deputetit, Grupi Parlamentar i PD u largua nga seanca pasi e ka shpallur ditë zie të sotmen.

Advertisement