Connect with us

Kronike

Ky është 22 vjeçari që u plagos në këmbë me silenciator në “Don Bosko”

Personi që shihni në foto është 22 vjeçari Renaldo Metushi, i cili mbeti i plagosur në këmbë mesditën e sotme në një lokal në Don Bosko.

I plagosur mbeti dhe 45 vjeçari Kastriot Elezaj i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Paraprakisht, bëhet me dije se autori ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, me silenciator, dhe menjëherë pas të shtënave është larguar me shpejtësi me automjetin “Golf 5”.

Fillimisht u raportua për motor, por mjeti i djegur në Institut nga kqyrja rezulton se i përket autorit.

Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes janë të paqarta, sepse ajo ka ndodhur vetëm pak minuta më parë, por dyshimet janë se autori ka pasur për shënjestër Kastriot Elezin, një shtetas me precedent të mëparshëm penal dhe i dënuar jashtë vendit për trafik droge.

Advertisement