Aktualitet
Ky është Aqif Konesha, biznesmeni që mori 3 milionë euro tender nga kryebashkiaku i Bulqizës
Personi që po shikoni në foto është Aqif Konesha, biznesmeni që mori 3 milionë euro tender nga kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla. Siç duket edhe në foto, Konesha postonte edhe takimet e Allës në profiling e tij në Facebook. Në mbishkrimin e bërë në foto përgëzonte Allën për punën e bërë në Bulqizë, me ikona duartrokitjesh. Konesha është vënë gjithashtu në pranga dhe ndodhet pas hekurave me Allën.
Arrestimi u krye pak ditë më pare pas një hetimi disamujor të zhvilluar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Alla akuzohet për korrupsion dhe abuzim me tenderat publikë. Bashkë me Allën është vënë në pranga dhe nënkryetarja Enkelejda Lleshi dhe 11 të tjerë që janë identifikuar si: Rubin Kola, Erion Isaku, Leonard Daci, Arsen Gjoka, Kujtim Zogu, Denis Xholi, Rasim Daci, Dalo Gazidedja, Kastriot Ibrahimaj, Ana Nishku si dhe biznesmeni Aqif Konesha.
Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë kryer veprime të paligjshme në dhënien e një tenderi me vlerë 3 milionë euro për ndërtimin e një Ujësjellësi në qytetin e Bulqizës. Tenderi i bashkisë së drejtuar nga Alla, u fitua nga një kompani BOE England e cila mendohet se u favorizua gjatë procedurës. Por punimet, u kryen nga një tjetër kompani, OE 2AF Albania shpk, në pronësi të Koneshës.