Connect with us

Aktualitet

Ky është efektivi, babai i tre fëmijëve që vari veten në portën e Manastirit

Personi që shihni në foton e mësipërme është 34-vjeçari Roland Serjani nga Delvina, baba i tre fëmijëve, i cili u gjet mbrëmjen e djeshme i varur në portën e Manastirit të fshatit Kostar të Bashkisë Finiq.

Ka qenë një banor i zonës, i cili ka konstatuar rreth orës 19:00 të mbrëmjes së djeshme trupin e pajetë të varur në derën e brendëshme në oborrin e Manastirit dhe më pas ka njoftuar Policinë.

Viktima ka punuar si efektiv i Policisë së Burgjeve në Paraburgimin e Sarandës. Pas mbylljes së paraburgimit,ai  ishte punësuar si shofer në një subjekt privat në Delvinë.

Policia e Sarandës ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe motive që e kanë shtyrë të riun drejt këtij akti ekstrem.

Advertisement