Connect with us

Aktualitet

Koka e grupit të hakerave që sulmoi Shqipërinë

Ky është koka e grupit të hakerave që sulmoi sistemet në Shqipëri

Fotografia e Reza Salarvand, i cili drejton një nga njësitë e krahut të hakerëve kibernetikë të Gardës Revolucionare të Iranit, është publikuar në media.

Ai është kreu i ‘Grupit të Inteligjencës 13’, i cili me sa duket është një nëngrup brenda njësisë Shahid Kaveh, i kryesuar nga një komandant i luftës kibernetike të IRGC, Hamidreza Lashkarian (Lashgarian)

Ekipi i Salarvand ishte përgjegjës për përgatitjen e një baze të dhënash të objektivave për sulmet kibernetike, duke përfshirë anijet e ngarkesave, stacionet e benzinës dhe qendrat e kontrollit detar në SHBA dhe gjetkë.

30-vjeçari ka një diplomë bachelor në inxhinierinë e teknologjisë së informacionit nga Dega Jugore e Universitetit Azad të Teheranit

Pasi Shqipëria shpalli zyrtarisht prishjen e marrëdhënieve diplomatike, Irani është “hakmarrë” duke ndërmarrë një tjetër sulm kibernetik, kësaj here ndaj sistemit TIMS në vendin tonë. Kreu i qeverisë, EdI Rama lajmëroi se sistemi TIMS ëishte jashtë funksionit për shkak të sulmit nga Irani.

Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj ministrisë së inteligjencës të Iranit dhe ministrit të saj, me NATO-n që shpreh gjithashtu mbështetje për shtetin e saj anëtar Shqipërinë.

Kësaj radhë, në sulmin e bërë, Irani nuk është fshehur, por e ka lënë të kuptuar qartë se ata qëndrojnë pas. NTV.AL  ka arritur të sigurojë me atë të burimeve se në kompjuterët e policëve në pikat e kalimit kufitar u ishte shkruar “Shqipëria ende po paguan për aktet terroriste të kultit MEK në Durrës dhe kjo lojë do të vazhdojë”, shkruhej në mesazh. Ky sulm ka ‘paralizuar’ për disa orë pikat e kalimit kufitar të të gjithë vendit, në Rinas, Kakavijë, e Kapshticë, ku policët kanë hapur regjistrat duke punuar manualisht, me qëllim shmangien e radhëve të gjata. Për arsye sigurie, serverat e TIMS janë fikur, njëjtë si ndodhi edhe në rastin e sulmit që iu bë e-Albania, me qëllim për t’i shkëputur nga rrjeti deri në rikuperimin e tyre të plotë.

Ky është sulmi i dytë kibernetik që Irani bën ndaj Shqipërisë. Herën e parë, në korrik të këtij viti goditi shërbimet online, ku prej gati 4 javësh ato mbetën të bllokuara, Si rezultat i hetimeve që u bë nga ekspertët shqiptar, por edhe nga vendet aleate, u dol në përfundimin se ishte Irani që financoi sulmin.

Advertisement