Connect with us

Rajon

Ky është momenti më i vështirë i Vuçiç që kur është në pushtet

Protestat që përsëriten javë pas jave, dhjetëra mijëra qytetarë në rrugët e Beogradit, bllokada, vënia në pyetje e mbështetjes nga SHBA-të, kërkesat për Kosovën… Të gjitha këto ranë “mbi kurrizin” e Aleksandër Vuçiç në të njëjtën kohë.

Bashkëbiseduesit e medias së pavarur serbe pajtohen se ky është padyshim momenti më i vështirë për qeverinë e Aleksandrit.

Gjatë asaj kohe është folur edhe në SHBA për regjimin e Aleksandër Vuçiç. Shkrimi i “New York Times” për lidhjet e autoriteteve serbe me huliganët dhe krimin e organizuar ishte temë në Senatin amerikan dhe këshilltari i sekretarit amerikan të shtetit, Derek Chollet, deklaroi se besonte se raportimi i gazetës ishte e besueshme. Ai tha se do të testonte besueshmërinë e Serbisë si partner dhe i bëri thirrje “Vuçiçit dhe kolegëve të tij të japin llogari për korrupsionin”.

Edhe pse tragjeditë dhe protestat janë në hije tashmë, presionet rreth Kosovës po vazhdojnë gjatë gjithë kohës. I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar pret që marrëveshja e pranuar nga Vuçic dhe Albin Kurti në shkurt dhe mars të zbatohet plotësisht deri në fund të verës dhe senatorët thonë se marrëveshja përfundimtare duhet të arrihet deri në fund të vit.

Dushan Vuçicevic, pajtohet se ky është ndoshta momenti më i vështirë për Aleksandar Vuçic që kur erdhi në pushtet.

Diplomati Sreçko Gjukiqc beson se në këtë moment gjithçka që lidhet me politikën e brendshme dhe të jashtme eshte e përqendruar kundër Aleksandër Vuçic I cili nuk ka arritur të qetësojë skenën e brendshme në vend dhe as të krijojë marrëdhënie më të favorshme në mjedisin ndërkombëtar.

Ai shprehet se loja e vjetër nuk mund të luhet me muzikë të re dhe se qeveria tashmë është në probleme të mëdha, të cilat po kulmojnë çdo ditë e më shumë.

Advertisement