Connect with us

Politike

Ky është plani/ Spartak Ngjela tregon se si mund të vijë PD-ja në pushtet për 4-5 muaj

Avokati Spartak Ngjela, në një intervistë deklaroi se Partia Demokratike mund të vijë në pushtet për 4-5 muaj nëse largohet Sali Berisha nga drejtimi i saj.

“Shenjat janë që Sali Berisha do të dënohet dhe po u dënua, do të largohet nga skena politike. PD nuk ka kryetar. Nuk ka takime elektorale, nuk ka mendime dhe prandaj e djathta është në rënie dhe kjo e dëmton Shqipërinë. PD ka shumë njerëz të aftë në Perëndim, duhet t’i kthejë sërish. Ata kanë ikur se kishin konflikte me Saliun. PD të bëjë Kongres pajtimi dhe të nxjerrë lidership të ri, për 4-5 muaj vijnë në pushtet, nuk diskutohet”, tha Ngjela.

“Berisha është “non grata” në Amerikë, nuk mund të drejtojë një parti të djathtë”, shtoi avokati Spartak Ngjela.

Advertisement