Rajon
Ky ishte një lloj funerali politik për Aleksandër Vuçiçin/ Bojan Pajtiq për vizitën e Ursula von der Leyen në Serbi
Profesori serb Bojan Pajtić, duke komentuar vizitën e Presidentes së Komisionit Europian ne Beograd, tha se Ursula von der Leyen dërgoi disa mesazhe që janë shkatërruese për regjimin serb.
Ai u shpreh se skreu i KE-së nuk mund të vijë në Beograd dhe të thotë se Vuçiç është diktator.
“Edhe pse von der Leyen nuk mund ta thotë drejtpërdrejt se presidenti serb eshte diktator, ajo deklaroi se shoqëria serbe është e ndarë midis demokracisë dhe autokracisë” – tregoi Pajtic dhe shtoi se Von der Leyen dërgoi disa mesazhe që janë shkatërruese për regjimin serb.
“Presidentja e Komisionit Europian tha se nuk ka hapje të Grupkapitullit 3 per antaresim ne Bashkimin Europian. Mendoj se ky ishte një lloj funerali politik për Vuçiçin, megjithëse ishte me protokoll diplomatik dhe me shampanjë në tavolinë, jo me raki, por Von der Layen ishte shumë eksplicite, e qartë dhe e mprehtë në masën që është e mundur në botën diplomatike” – deklaroi Pajtiç.