Kosova
Ky vit mbyll hesapet Kosovë-serbi, por frika mbetet ‘e pagjumë’ nga asociacioni
Deputeti i Parlamentit Evropian dhe raportuesi i organit përfaqësues të Bashkimit Evropian për Serbinë, Vladimir Bilçik, tha për Zërin e Amerikës se shpreson që Beogradi dhe Prishtina të gjejnë vullnetin për normalizimin e marrëdhënieve dhe se këtë vit kanë vërtet nevojë që të shkojë drejt përfundimit të dialogut. Bilçik u shpreh se BE-ja po i dërgon mesazhe të qarta Aleksandër Vucicit dhe Albin Kurtit se në vitin 2024 pret të zbatohen marrëveshjet e arritura për normalizimin e marrëdhënieve.
“Ne po u dërgojmë atyre mesazhe të qarta dhe shpresojmë që ata të gjejnë vullnetin për ta bërë këtë. Nga përvojat e mia me presidentin Vuçic, mendoj se ka mirëkuptim dhe vullnet për të bërë progres. Këtë e kemi parë, sidomos për kartat e identitetit, targat, energjinë, kur bëhet fjalë për prakticitetin në terren dhe kjo është e rëndësishme, mendoj se i takon Prishtinës të zgjidhë një çështje të madhe me rëndësi për Serbinë dhe mbrojtjen e të gjithë serbëve që jetojnë në Kosovë – dhe kjo k ate beje me themelimin e Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe. Tani është koha për ta realizuar. Gjithashtu është e rëndësishme që tensionet në rajon të zvogëlohen. Është absolutisht e domosdoshme që një sulm, si ai në Banjskë, të mos përsëritet.Është inkurajuese që Beogradi ka treguar gatishmëri për të bindur serbët e veriut të shkojnë në zgjedhje. Shpresoj se zgjedhjet atje do të mbahen dhe do të ketë një marrëveshje politike se si të realizohet e gjitha. Rendi i ditës është i qartë dhe kompleks. Këtë vit duhet të shkojmë drejt përfundimit të dialogut” – potencoi Bilçik.
I pyetur se si e interpreton qëndrimin e Serbisë se zgjerimi i kornizës së negociatave te saj me Marrëveshjen e Ohrit dhe aneksin, do të thotë se Bashkimi Evropian po ia mbyll derën Serbisë, gjë që u deklarua së fundmi nga presidenti Vucic, Bilçik tha se përkushtimi i vërtetë për të gjitha marrëveshjet eshte i nevojshem, duke përfshirë ato të arritura që prej një dekade.