Connect with us

Aktualitet

La foshnjën pranë koshave të plehrave në Golem, nëna 22-vjeçare më parë braktisi edhe djalin 3 vjeç

Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me foshnjën, që u braktis pranë një koshi mbeturinash në Golem dhe u gjet nga një qytetar. Raportohet se bebja ka qëndruar aty për disa orë, derisa është gjetur dhe i është dorëzuar organeve kompetente.

Qytetari e dërgoi foshnjën në maternitetin e Durrësit, teksa aktualisht ajo ndodhet e shtruar në pediatri. Ky nuk është rasti i vetëm që nëna 22-vjeçare ka braktisur fëmijën e saj. Mësohet se para pak kohësh ajo ka braktisur edhe fëmijën tjetër 3-vjeçar.

22-vjeçarja rezulton se më herët ka jetuar në Tiranë dhe më pas është shpërngulur në Durrës. Ende policia nuk ka arritur të gjejë ndonjë familjar apo të afërm të nënës, për t’i vënë në dijeni lidhur me situatën. Ndërkohë, po punohet në Tiranë dhe Durrës për gjetjen e nënës 22-vjeçare.

Advertisement