Aktualitet
Laborator kok*ine/ Deputeti i PD ngre shqetësimin: S’ngrihen pa mbështetjen e politikës
Deputeti demokrat, Asllan Dogjani ngre shetësimin, pas zbulimit të dy laboratorëve të kokainës në Tiranë dhe Fushë-Krujë, gjë që sipas tij tregon se grupet kriminale pa mbështetjen e policisë nuk mundet të ngrenë laboratorë narkotikësh.
Në një intervistë televizive, Dogjani tha se grupet kriminale nuk gjejnë mbështetjen e vetëm policisë, por edhe të politikës për të ndërtuar laboratore droge, shpërndarja e së cilës bëhet jo vetëm në Tiranë por dhe në të gjithë Shqipërinë.
Sipas Dogjanit, shqetësues është gjithashtu fakti që lënda narkotike po përdoret gjerësisht edhe te moshat e vogla.
Ligjvënësi demokrat, tha se autoritetet ligjzbatuese shqiptare, në veçanti policia, asnjëherë nuk ka ndërmarrë operacione antidrogë, por ato kanë ndodhur dvetëm falë sinjalizimeve nga autoritetet ndërkombëtare, kryesisht ato të vendeve evropiane.
“Ata që vijnë, nuk vijnë të ndërtojnë laborator nëse s’kanë mbështetjen e policisë së shtetit. Të ndërtosh diçka të tillë ka shpenzime e duhet para e madhe, dhe s’rrezikon pa pasur mbështetje polici-politikë dhe e konsiderojnë Shqipërinë si Italia në vitet ’70, apo si grupi Sinaloa sot në Meksikë, ku grupet kriminale janë të përzierë e bashkëpunojnë me shtetin.
Mbështjea që u jep policia, u jep mundësinë atyre të ndërtojnë laborator kokaine, që më pas shpërndahet në Tiranë, e pjesa tjetër trafikohet. Shumica po shpërndahet në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë. Kanë nisur të përdorin lëndë narkotike dhe moshat e vogla.
E para ajo që më bën përshtypje është se s’kemi operacione të suksesshme pa ndërkombëtarët. Janë informacioen të marra nmga jashtë. Xibraka, psh. drejtohej nga ndërkombëtarët, pa i treguar Policisë së Shtetit. Dhe kjo është shqetësuese.
E dyta, ndërrimi i drejtorëve të policisë, ata që kanë ikur kanë shkëputur lidhjet me grupet dhe kanë dhënë informacione nga jashtë. Operacionet mund të jenë edhe dekonspiruar. Në Shqipëri e Tiranë kemi një laborator që është i lidhur me grupe kriminale, Tiranë, Durrës Fushë-Krujë. Mund të ketë edhe laboratorë të tjerë, me Shkodrën, Vlora, s’i guxojnë këto grupe kriminale e vijnë ta ndërtojnë laboratorin në qendër të Shqipërisë, në Tiranë.
Pse nuk janë zbuluar pa ndërkombëtarët. Grupet kriminale përdoren nga politika në fushatat elektorale. Janë bërë biznesmenë dhe pastrojnë paratë. Është problem i madh, Shqipëria po boshatiset dhe kjo është një arsye”, tha Dogjani.