Kronike
Laç/ Plagosje me armë zjarri në aksin Milot-Thumanë
LAÇ- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar paraditen e sotme në Laç. Mësohet se një person ka mbetur i plagosur. I plagosuri është identifikuar si Besim Zeneli, 60 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur në aksin Milot-Thumanë. Zeneli është qëlluar me armë zjarri pranë lokalit të tij. Ai është dërguar në spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar, por ende nuk dihet gjendja shëndetësore.
Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarja, as autori/ët, por policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e saj.
Lajm ne perditesim….
Ora 08:20
Plagosja në Kurbin, arrestohet autori i dyshuar! Shoqërohen edhe 2 persona të tjerë
Autori i plagosjes në Kurbin ka rënë në prangat e policisë. Ndërkohë, autoritetet kanë shoqëruar edhe 2 persona të tjerë për këtë ngjarje.U qëllua me armë zjarri në Laç, ja kush është i plagosur (EMRI)
