Politike
LaCivita e ka dërguar ketu Donald Trump dhe flet në emër të tij, Flamur Noka tregon misionin e fshehtë

Flamur Noka thotë se Christopher LaCivita ka ardhur në emër të Donald Trump në Shqipëri.
“LaCivita ka zbritur në Tiranë dhe ai ka ardhur me mision të qartë. Misioni i tij këtu është të ç’montoje George Soros dhe pushtetin e tij në Tiranë, si dhe kukullën e tij, Edi Ramën. Ai vjen dhe flet në emër të presidentit Trump.
Po ta shikoni intervistën që ai ka dhënë për New York Times, do ta kuptoni. Ai që drejtoi fushatën kundër Soros në SHBA do të drejtojë fushatën kundër Soros në Shqipëri.
Ai që e mundi atë në SHBA do ta mundë edhe në Shqipëri. Ai erdhi në emër të administratës Trump”-tha Noka në emisionin “Dekalog” të Roland Qafokut në Dritare TV.

