Connect with us

Politike

LaCivita është gjetje ideale, do ta çojë koalicionin e PD drejt fitores me rezultat spektakolar

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi komentoi rolin e strategut amerikan Chris LaCivita në fushatën elektorale të Aleancës për Shqipërinë Madhështore për zgjedhjet e 11 majit. Sipas Boçit, LaCivita do të rrisë besimin te shqiptarët dhe do të rrëzojë imazhin e ngritur nga PS se Partia Demokratike është antiamerikane.

“Kryefjala ishte Sali Berisha, trupa e kandidatëve për deputetë. Së bashku bëjnë trupën politike që duhet të sjellë besim. Një rol ka dhe strategjisti. LaCivita është një gjetje, nga historia e strategjistëve. Është një gjetje që ndikon në rritjen e besimit të qytetarëve dhe anëtarë e PD. PS e ka sulmuar PD për antiamerikanizëm.

Zgjedhja e një strategjisti pranë Trump përcon atë mesazh që SHBA janë aleatë të PD dhe nuk kanë ato vlerësime për demokratët dhe Berishën. Ai ka ndërtuar një fushatë virtuoze në SHBA që pati një rezultat spektakolar. Mrekullinë do ta bëjnë shqiptarët”, tha Boçi në “Of the Record”.
Advertisement