Connect with us

Politike

LaCivita krah Berishës, Mazniku: PD e di dhe vetë që nuk do vijë në pushtet

Drejtuesi politik i PS-së Elbasan, Arbjan Mazniku foli për fushatën e 11 majit, teksa u pyet edhe për kundërshtarët dhe praninë e LaCivita krah Sali Berishës.

Mazniku tha se programi i PD-së është një mishmash pa vijë ideologjike, teksa duken si premtime boshe të një force politike që e di se kurrë nuk do vijë në pushtet.

Sa i përket LaCivitas, Mazniku thekson se nuk ka magjistar që zëvendëson lidhjen e forcës politike me qytetarin. Më tej shton se PS ka një plan konkret pune për probleme specifike të njerëzve.

“Programi i PD-së është një mishmash pa vijë ideologjike. Një forcë që e di dhe vetë që nuk do vijë në pushtet mund të thotë çdo gjë, se e di që nuk do vijë në pushtet. Kanë bërë një skuadër jo qeverisëse, por opozite. Diferenca është që PS çdo angazhim e merr për ta realizuar. Diferenca se njëra forcë ka premtime elektorale, ata kanë plan pune.

Në Elbasan do marrim më shumë se 9 mandate. Në rang vendi do marrim më shumë se 79 mandate. Në mënyrë të jashtëzakonshme, besoj te lidhje e forcës politike me qytetarin. Nuk ka magjistar që zëvendëson lidhjen e forcës politike me qytetarin. Ne kemi mundësi të bëjmë biseda me secilën problem specifik të njerëzve”, tha Mazniku.

Advertisement