Connect with us

Politike

LaCivita krah Berishës/ Rama: Kam këshilltar të jashtëm kryeekonomistin e Angela Merkel

Drejtuesi i fushatës elektorale të presidentit Donald Trump, amerikani Chris LaCivita, u zgjodh nga Partia Demokratike gjithashtu për të drejtuar fushatën zgjedhore.

I pyetur nëse të njëjtën gjë ka bërë edhe PS, kryeministri Edi Rama tha në intervistën për A2 CNN se ai nuk ka nevojë për këshilltarë fushate. Ai tha se ka një person të ish-kancelares Angela Merkel me të cilin bashkëpunon për çështjet ekonomike.

“Ne nuk kemi nevojë për konsulenca fushate, kemi nevojë për këshilla qeverisjeje, prandaj kam këshilltarë të jashtëm kryeekonomistin e Angela Merkel-it për 10 vjet, Lars-Hendrik Röller, një nga personalitetet më të mëdha të fushës. Kam fatin të këshillohem me Ricardo Hausmann, është drejtues për Qendrën Zhvillimore Ndërkombëtare në Universitetin e Harvardit, dhe të dy këta janë dy burime të jashtëzakonshme dijeje lidhur me ekonominë, financat dhe aspektet e zhvillimit, ndërkohë që sa i përket këshillimit në fushatë, kam pasur fatin të punoj me dikë që nuk jeton më prej vitesh, kam mësuar mjaftueshëm nga ai dhe mund ta bëj vetë gjithçka”, tha Rama.

Advertisement