Connect with us

Rajon

Lajçak: Komitet i Përbashkët Monitorues Kosovë-Serbi-BE

Emisari i Bashkimit Europian për dialogun, Miroslav Lajçak tha se po punojnë për të themeluar Komitetin e Përbashkët Monitorues të marrëveshjes Kosove-Serbi brenda 30 ditësh.

I pyetur se kush do të jetë pjesë e këtij komiteti, pjesë e së cilit do të jenë edhe përfaqësuesit e palëve në dialog, Lajçak tha se “është shumë herët për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje”.

“Ne po punojmë për t’iu përgjigjur saktësisht këtyre pyetjeve. Sugjerimet tona do të kalojnë në proces konsultimesh dhe kështu me radhë. Por, është e qartë se Kosova, Serbia dhe BE-ja do të jenë atje. BE-ja do ta kryesojë – për këtë është rënë dakord gjithashtu. BE-ja do të jetë ajo që do t’i informojë shtetet anëtare”, tha Lajçak.

Advertisement