Aktualitet
Lajçak me mission të ri/ Takime me vendet që nuk e kanë njohur Kosovën
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar takime me përfaqësues të disa shteteve të BE-së që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës me të cilët ka diskutuar për rëndësinë që dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit ka për stabilitetin rajonal.
Në opinionin kosovar, serb dhe atë evropian po përmendet mundësia e arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, teksa vizitat e diplomatëve amerikanë dhe evropianë në Prishtinë dhe Beograd janë shpeshtuar kohët e fundit.
Lajçak u takua me José Manuel Albares, përfaqësuesin e Qeverisë së Spanjës të cilin e informoi për raportet Kosovës-Serbi të cilat tani janë në një moment kritik dhe nevojën e për progres të shpejtë drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve
Mirënjohës ndaj Spanjës për mbështetjen e fortë dhënë ndaj përpjekjeve të BE-së. Mirësi” – ka shkruar Lajçak në Twitter.
Mësohet se i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun do zhvillojë takime edhe me përfaqësues të tjerë të shteteve europiane që nuk e kanë njohur ende Kosovës.
Ndërkohë përfaqësuesi i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, deputeti Shaip Kamberi, i ka shkruar një letër të dërguarit special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Josep Borell dhe Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, me kërkesën për përfshirjen e Luginës së Preshevës në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, duke qenë se sipas tij, në negociata po rezulton të ketë një dinamikë të re.