Connect with us

Kosova

‘Lajçak, një despot’/ Ja këcënimi ndaj Kurtit e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të takohen më 18 mars në Ohër, takim ky në kuadër të dialogut Kosovë- Serbi të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Ata pritet të diskutojnë dhe ta nënshkruajnë zbatimin e planit evropian për normalizim të marrëdhënieve në mes dy vendeve.

Tashmë është bërë publike edhe agjenda e takimeve.

Dhe teksa, ende është në pikëpyetje nënshkrimi apo jo i planit evropian, ndërmjetësuesi i BE-së, Miroslav Lajçak ka deklaruar se nëse nuk formohet asociacioni, nuk do të ketë marrëveshje në Ohër.

Analisti politik, Binak Maxharraj, thotë se BE qëllimshëm apo jo ka caktuar në dialog ndërmjetësues me dinjitet pro serb.

“Ky është komplot, masakër ndaj dialogut. Janë 12 vite të humbura në dialog. Kjo vjen nga fakti se BE qëllimshëm apo jo, çdo herë në dialog ka caktuar  si ndërmjetësues njerëz me dinjitet pro serb duke filluar nga Fedrika Mogherini një pro ruso-serbe, e cila haptas lejoi që të dialogohet edhe ndarja e Kosovës apo korrigjimi i kufijve, por në fund doli edhe e korruptuar pasi kishte keqpërdorur fond të BE-së. Pastaj, vijnë e caktohen nga BE si me qëllim ndërmjetësues tjerë, jo vetëm se janë pro-serb, por edhe vijnë nga vendet që se kanë njohur Kosoven si Joe Borell nga Spanja dhe Mirosllav Lajçak nga Sllovakia. Qëndrimet e tyre në dialog shihen qartë se anojnë nga Serbia duke harruar të kaluarën e saj, e cila ka nisur katër luftra në ish-Jugosllavi ku ka vrarë, masakruar dhe deportuar me dhunë mijëra civil” – tha Maxharraj teksa dhe shtoi: Miroslav Lajçak , duke deklaruar haptas pa fije turpi se ”nuk ka marrëveshje pa Asociacion” , si një despot, doli haptas krah Vuçiç dhe kërcënoi qeverinë e Kosovës.

Advertisement