Connect with us

Kosova

Lajçak pas takimit me Kurtin: Të kthehemi te gjendja paraprake pa masa

Miroslav Lajçak, emisar i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë Serbi, ka thënë se takimi me kryeministrin, Albin Kurti, ka qenë i gjatë, i hapur dhe i sinqertë. Ai u shpreh se kryeministri I kishte paraqitur pikëpamjet e tij për shtensionim e situates në veri, ndërkaq ai të vetat.

“Nuk është detyrë e lehtë, as situatë e lehtë. Kam pasur takime të rëndësishme me presidenten Osmani e kryeministrin Kurti. Më duhet të zgjedh fjalët…Ka mirëkuptim në nevojën për të ecur para në tri pikat që janë paraqitur nga BE-ja: shtensionim, zgjedhje të reja, dhe kthim në normalizim” – ka deklaruar Lajcak, teksa dhe u shpreh se BE-ja nuk është fare e gëzuar për masat e vendosura ndaj Kosovës.

“Qëllimi i bisedës me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin ishte që të arrijmë të hiqen masat dhe të rikthehemi te situata e mëparshme e lidhur me dialogun dhe implementimin e marreveshjeve të arritura” – theksoi Lajcak

Advertisement