Connect with us

Kosova

Lajçak të zëvendësohet/ Bugaiski: BE ka dështuar në dialogun Kosovë-Serbi

Analisti Janusz Bugaiski,  tha në një intervistë se Bashkimi Europian ka dështuar në dialogun Kosovë-Serbi. Sipas tij, emisari europian Miroslav Lajçak duhet të zëvendësohet, duke qenë se nuk ka arritur rezultate në punën e tij si negociator. Ai shtoi gjithashtu se edhe kryediplomati Borrell nuk është treguar serioz në detyrën që i është caktuar. “Ata ose mbajnë anën e Serbisë ose janë kthyer në një lloj rutine. Dalin me mocione, bëjnë deklaratat e duhura, udhëtojnë, udhëtojnë shumë në të dyja kryeqytetet dhe në fund të ditës jo vetëm që nuk kemi asnjë rezultat por kemi të kundërtën e progresit, kemi regres. Pra mendoja që në fakt asnjë prej tyre nuk duhet të shërbeje më si i dërguar i Unionit,  pasi kanë dështuar në punën e tyre. Nëse do ishin në çdo pozicion tjetër do të ishin zëvendësuar. Nëse pas gjithë këtyre viteve nuk mund të normalizoni dhe të krijoni marrëdhënie dypalëshe midis Kosovës dhe Serbisë atëherë politika juaj ka dështuar,” – u shpreh Bugaiski.

 

Advertisement