Kronike
LAJM I FUNDIT/ Goditet grupi kriminal në Fier, arrestohen 4 persona me rrezikshmëri të lartë

Një grup kriminal që trafikonte armë zjarri dhe lëndë narkotike është goditur në Fier. Policia vendore e Fierit dhe Prokuroria, në një konferencë për mediat, deklaruan se grupo vepronte në disa qytete të vendit, ndërsa grupi trafikonte armët edhe nga Kosova, përmes pikës kufitare të Morinës. Në pranga kanë rënë 4 persona, që sipas prokurorit Elion Mustafaj, janë me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe rezultojnë me precedentë të mëparshëm penalë. Të arrestuarit janë Boran Buzi, Niko Osma, Qamil Shurdhi dhe Besim Buzi.
“Grupi mbante armë zjarri për qëllime kriminale. Ky aktivitet kryhej në disa qytete. Në disa raste armët siguroheshin edhe nga Kosova. Nga hetimet rezultojnnë se ky grup merrej edhe me bimët narkotike dhe shitjen e kanabisit. U ushtruan 8 kontrolle biznesesh, dy kontrolle për magazinimin e armëve dhe vende të tjera. U sekuestruan 4 mijë bimë natrkotike, 2 mijë në parcelë dhe 2 mijë në kubikë. U sekuestruan 3 armë zjarri automatike, dy armë gjaku dhe mbi 600 fishekë. Sekuestruar 5 mijë fara kanabisi”.
Lajmi vijon…

