Connect with us

Aktualitet

LAJM i FUNDIT: Ndërron jetë KOLOSI, Ismail Kadare

Ditën e sotme në orët e para të mëngjesit ka ndërruar jetë Ismail Kadare. Autori më i madh i yni dhe prozatori kolos i letrave shqipe e filloi karrierën së pari si poet e më pas si dramaturg e autor.

Me studime në Moskë dhe miqësitë e gjata ai ishte nga shkrimtarët më të veçantë duke qenë në të njëjtën kohë dhe disident.

Veprat e tij të famshme si “Pallati i ëndrrave” i shpëtuan nën hundë çensurës komuniste duke edhe e kritikuar atë shpesh.

Në fakt Kadare ka qenë shpeshherë çështje debati në opinionin publik sepse shumë zëra shpreheshin se ai dhe i ka bërë temena diktaturës.

Kjo është e pavërtetë. Ai futi një zë të ri në letërsinë shqipe, mjaft të kujtojmë “Uragani i ndërprerë”, monografinë e tij për Migjenin. Madje dhe letërkëmbimet e tij dhe librat me intervista (Ftesë në studio) apo “Nga një dhjetor në tjetrin” kanë vlerë të madhe arkivore.

Ai ishte një person që vulgut i ndenji larg dhe nuk i bëri duart pis me të. Komunizmi as nuk e njëtrajtësoi si njeri dhe nuk e bëri konformist.

Qyteti për të cilin ai kishte dobësi, Parisi, ose “qyteti i dritës” siç e quan ai te libri për piktorin Omer Kaleshi (Arti si mëkat) përvijoi gjithë jetën dhe veprën e tij (Hija).

I krahasuar shpeshherë me Fishtën dhe Konicën megjithatë ai është një zë shumë i veçantë dhe i papërsëritshëm.

Nga veprat e tij më të njohura mund të veçojmë « Gjeneralin e ushtrisë së vdekur » dhe poezinë tashmë aq të famshme « Mall ».

Humbja e tij është dhimbje e madhe për të gjithë shqiptarët. Ai lë pas dy vajzat, Besianën dhe Gresën dhe të shoqen Helena Kadare.

A.K./Tema

Advertisement