Connect with us

Kosova

Lajm i Madh për Kosovën/ Ja kush i zë zë vendin Borrellit

Rikonfigurimi në udhëheqjen e institucioneve të Bashkimit Evropian pas ciklit zgjedhor në qershor të këtij viti e veçanërisht, emërimi potencial i kryeministres së Estonisë, Kaja Kallas, në krye të diplomacisë evropiane, konsiderohet të jetë lajm shumë pozitiv për Kosovën në kontekstin e procesit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi nën kujdesin e BE-së.

Emri i Kallas për pozitën e Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, aktualisht nën udhëheqjen e diplomatit spanjoll, Josep Borrell, përmendet shumë në korridoret diplomatike, kryesisht për shkak të një faktori të rëndësishëm: në dritën e luftës në Ukrainë, shumë mendojnë se një nga pozitat kryesore të BE-së duhet t’i besohet evropiano-lindorëve.

Pas ciklit zgjedhor për Parlamentin Evropian në qershor, pozitat kryesore të BE-së do të shpërndahen midis grupeve kryesore politike dhe pozita e kreut të diplomacisë evropiane vlerësohet të ketë ndikim të madh për Kosovën – nëse Kallas e gjen veten në pozitën e shefes së diplomacisë, atëherë ajo do të ishte e mirëseardhur në krye të institucionit kyç të BE-së.

Drejtori i Institutit “Musine Kokalari” për Politika Sociale, Visar Ymeri, duke marrë për bazë marrëdheniet e mira midis Kosovës dhe Estonisë, por edhe qëndrimet parimore të kryeministres estoneze krahas fushatës agresive të Rusisë kundër kombeve të vogla ballkanike, vlerëson se Kallas do të ishte person jashtëzakonisht i përshtatshëm për Kosovën në rrethanat aktuale.

“Ky do të ishte lajm shumë i mirë, duke marrë parasysh jo vetëm marrëdhëniet shumë të mira që Kosova ka pasur historikisht me Estoninë, përfshirë Kallas, por edhe qëndrimet tejet të vendosura e parimore karshi influencës negative që Rusia ushtron nëpër rajone të ndryshme të Evropës, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor” – nënvizoi sociologu kosovar.

Nga ana tjetër, eksperti i politikës së BE-së nga Këshilli i Politikave të Demokratizimit , Toby Vogel, vlereson se ekzistojnë pak gjasa që Franca dhe Gjermania të miratojnë që kryediplomatja e bllokut të vije nga shtetet baltike pikërisht për shkak të Rusisë, ndërsa kujton se ishin francezët dhe gjermanët që injoruan paralajmërimet baltike për planet ruse

“Parisi dhe Berlini duan të shmangin mesazhin e ashpër që kjo do t’i dërgonte Moskës. Të mos harrojmë se paralajmërimet baltike për ambiciet perandorake të Rusisë u hodhën poshtë për shumë vite nga Franca dhe Gjermania. BE-ja do të përpiqet të emërojë një kryediplomat nga një vend që nuk ka shumë ndikim në politikën e jashtme” – deklaroi Vogel.

Borrell, por edhe Emisari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, shpesh e gjejnë veten nën sulmet verbale të zyrtarëve institucionalë në Kosovë. Një nga kritikat kryesore ndaj Borrell është se ai bashkë me Lajçak vijnë nga dy vende evropiane që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, dy vende anëtare të BE-së – Spanja dhe Sllovakia.

BE-ja duhet të shmangë gabimin e bërë në vitin 2019, deklaron Vogel, ndërsa shtoi se procesi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi nuk mund të prodhojë rezultate nën lidershipin aktual, ndonëse një “marrëveshje historike” u arrit nën ndërmjetësimin e Borrell në fund të shkurtit të vitit të kaluar në Bruksel, pastaj në mes të marsit në Ohër.

Një mandat i dytë i Trump, gjithmonë nëse fiton zgjedhjet presidenciale në SHBA në nëntor të 2024, kombinuar nga një fitore paraprake e së djathtës ekstreme evropiane në zgjedhjet e qershorit, mund të ndryshojë për të keq pozicionin aktual të Kosovës edhe për Visar Ymerin, teksa viti zgjedhor i gjen shumicën e përfaqësuesve në kërkim të mundësive të reja brenda BE-së.

Kryeministrja e Estonisë, dikur kandidate për të pasuar Jens Stoltenberg në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, ndonëse mund të lehtësojë frymarrjen e Kosovës në optikën e re gjeopolitike nga posti i kryediplomates së bllokut, sikurse secili kryediplomat tjetër, duhet t’i ndjek udhëzimet dhe vullnetin politik të vendeve anëtare të BE-së.

Përkundër se është ende herët për të pasur vlerësime të qarta, duke qenë se përbërja e institucioneve do të dihet në vjeshtën e vonë, rikonfigurimi i raportit të forcave do të ndryshojë dinamikën kontinentale e cila jo-domosdoshëmrisht shkon në favor të kosovarëve. Kosova shpejt do ta gjejë veten në rolin e spektatores së zhvillimeve politike brenda BE-së.

Kosova

Si kofini pas të vjelit, Isa Mustafa ‘trimëri’ pas luftës, akuzon Kurtin

Për ish-kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, propozimi i Qeverisë së Kosovës për të dërguar një draft-statut të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe – që nuk është i dakorduar paraprakisht në procesin e dialogut – në Gjykatë Kushtetuese për shqyrtim përveç se është “paradoksal është edhe joserioz”.

Mustafa theksoi se Gjermania, Franca e Italia po kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që në Kushtetuese ta dërgojë draft-statutin e Asociacionit që është derivat i Marrëveshjes së Brukselit dhe e Ohrit (e dakorduar më 27 shkurt dhe me 18 mars), i cili në vlerësimin e tij është “një autonomi politike territoriale”.

Mustafa ndër të tjera argumentoi se në Kushtetuese mund të përcillen vetëm dokumente të aprovuara paraprakisht nga Qeveria, e cila fillimisht duhet të jetë e derivuar “nga një pajtim i palëve në proces të dialogut”.

Ndërsa persa i përket transformimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, nga kundërshtuesi më i madh, te i pari që propozon të dërgojë draft-statut për Asociacion në Kushtetuese, sipas Mustafës flet “qartë për karakterin mashtrues dhe të rrezikshëm të qeverisë”.

“LVV e ka kundërshtuar me dhunë ta paparë ‘Zajednicën’ dhe tani po e ofron autonominë serbe si Zajednicë (Bashkësi serbe) flet qartë për karakterin mashtrues dhe të rrezikshëm të qeverisë e cila iu është shitur qytetarëve si qeveri e shpresës” – potencoi ish kryeministri Mustafa.

Continue Reading

Kosova

Vuçiç gjen armiqtë e jashtëm të Serbisë dhe tregon qëllimet e tyre

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçic, duke folur për propozimin për rezolutë për gjenocidin në Srebrenicë, ka deklaruar se ajo ka katër qëllime. Sipas presidentit serb, një nga qëllimet është shfuqizimi i etnitetit të Republikës Serbe në BeH.

“Qëllimi i parë i rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë është shfuqizimi i RS, sipas dy rishikimeve të aktgjykimit për përgjegjësinë e Republikës së Serbisë, dhe i treti është që dikush të marrë ca para nga Serbia dhe ta padisë për Kompensimi për dëmet e luftës, i katërti është barra shtesë për Serbinë dhe vendosja e gjithçkaje mbi supet e saj, por qëllimi i tyre nuk është të ndërtojnë marrëdhënie më të ngushta, por dëshira për të shkatërruar çdo lloj proteste kundër tyre”- pohoi Vuçic I cili nuk nguroi ti gjente kundërshtarë të Serbisë në Uashington, Berlin dhe Londër.

Gjithashtu ai nuk e ka fshehur pesimizmin se do të miratohet rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë.

“Për shtatë ditë përfundon seanca e OKB-së, dhe ata do të fitojnë formalisht, por nuk do t’ju them se për sa vota, por di te them se kemi luftuar”, përfundoi presidenti serb.

Continue Reading

Kosova

Vuçiç dërgon ushtrinë në kufi me Kosovën, ja qëllimi sipas analistit ushtarak nga Beogradi

Aleksandër Radiç, analist ushtarak nga Beogradi, ka folur për praninë e shtuar të NATO-s në Ballkan, ndikimin rus dhe njohjen e heshtur të Kosovës nga ana e Serbisë.

Sipas Radiç, NATO-s i kushton rëndësi të madhe ruajtjes së stabilitetit në territorin e ish-Jugosllavisë, sepse vlerëson se ekziston rreziku i një krize sigurie.

“Forcat e NATO-s në krahun lindor janë forcuar si një masë parandaluese, teksa njësi janë vendosur për të penguar Rusinë nga përpjekjet për të zgjeruar praninë e saj në pellgun e Detit të Zi” – deklaroi Radiç duke shtuar se nuk pritet per momentin që të ndodhë diçka, sepse është dërguar një mesazh i qartë se nuk do të lejohet.

“Ndikimi më i rëndësishëm në dinamikën e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës është politika e Vuçiqit, e cila zhvillohet në dy pista – në njërën, mbahen marrëdhënie të mira me Moskën, dhe në anën tjetër, pelqen bankomatin e Bashkimit Europian”

Analisti ushtarak tha gjithashtu se edhe kërcënimet e Vuçiqit janë vetëm mashtrim ndaj popullit serb dhe Serbisë.

“Beogradi ka kaluar në nivel propagandistik dhe problemi i vërtetë është se si të bëhet opinioni publik serb të pranojë politikën e Vuçiqit për njohjen e fshehtë të pavarësisë së Kosovës” – potencoi Aleksandër Radiç.

Continue Reading

Kosova

Vuçiç qau fshehurazi te Macron për ndalimin e Porfirije

Sipas doktor professor Enver Bytyçi, ambasadorët e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës dhe Italisë, kanë kritikuar qeverinë e Kosovës pse kjo e fundit nuk lejoi para pak ditësh kryepeshkopin e Serbisë, Porferije, të hynte në territorin e saj.

“E sigurt është se presidenti i Serbisë është ankuar te presidenti Macron për këtë fakt, edhe pse të gjitha këto ambasada e dinë arsyen pse Proferije nuk u lejua në Kosovë. Sepse Patriarkana e Pejës nuk ekziston, ajo është transferuar nga Peja në Serbi para shumë shekujsh. Sepse kjo Patriarkanë ishte dhe mbetet shpikje e Serbisë. Ajo as nuk ishte krijuar në Pejë, por në një fshat afër Kragujevcit, diku në Serbinë e sotme qendrore. Si e tillë, Kisha Ortodokse e Serbisë dëshiron të rikthehet në territorin e Kosovës, pra në Pejë, ndërkohë që është një institucion fetar me qendër në Beograd” – theksoi Bytyçi duke shtuar se “Kreu i Kishës Ortodokse të Serbisë dëshiron të vijë në Kosovë e të thotë se “Kosova është djepi i shpirtit serb”, pra se në Kosovë, praktikisht në Pejë, paska lindur Krishti i serbëve, shën Sava! Këtë të vërtetë ai e pohoi pas kthimit mbrapsht në Beograd kur u zotua se “Serbia do të kthehet në Kosovë”

Sipas deklaratës së ambasadave të QUINT-it, moslejimi i kryepeshkopit të Serbisë të hyjë në Kosovë “është në kundërshtim me Pakon e Ahtisaarit dhe me obligimet për dialogun”.

“Pakoja e Ahtisaarit ka parashikuar njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë dhe sjelljen e Kosovës ndaj Beogradit e kushtëzon me njohjen. Kurse ambasadorët që “e duan Kosovën aq shumë”, i kundërvihen vetëm Kosovës dhe i kujtojnë asaj detyrimet e Pakos së Ahtisaarit, ndërkohë që me Serbinë nuk kanë as vullnet, as dëshirë të sillen me të njëjtin kut. Për këtë arsye ka zhgënjim të madh jo vetëm te qytetarët” – deklaroi Bytyçi

Continue Reading

Kosova

Dështimi i Kosovës në KiE: Reuten: Gjermania, Franca dhe Italia iu përulen Serbisë

Deputeti nga radhët e Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve (S&D) në Parlamentin Evropian (PE), Thijs Reuten, ka fajësuar Gjermaninë, Francën dhe Italinë për mos anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës edhe pse sipas tij, Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret.

“Shtetet anëtare, fatkeqësisht një rol të spikatur Gjermania, Franca dhe Italia dogjën përsëri besueshmërinë e tyre dhe iu përulën Serbisë. Republika e Kosovës i ka përmbushur të gjitha kriteret, ka fituar mbështetjen e shumicës së madhe të deputetëve të shteteve anëtare dhe bën pjesë në Këshillin e Evropës, fundi i qetësimit të Vuçiçit tani”, shkroi ai në platformën X.

Ndryshe, arsyeja pse Kosova nuk hyri në agjendën e seancës së radhës së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, ku do të votohej pro apo kundër anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare.

Ishte kushtëzimi që Gjermania dhe Franca i bënë Kosovës duke kërkuar nga ajo hapa konkret në raport me Asociacionin – të paktën dërgimin e draft-statutit të këtij mekanizmi në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim.

Por, Kosova refuzoi të bëjë një gjë të tillë, madje kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se kushtëzimi i bërë nga Franca dhe Gjermania ishte “absurd”.

Autoritetet kosovare argumentuan se Berlini e Parisi kanë ngatërruar dy procese të pavarura, pra procesin e dialogut dhe procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, sipas tyre ky kusht i ri “nuk përkon aspak me vlerat dhe parimet e Këshillit të Evropës”.

Pak ditë pasi Kosova mbeti jashtë agjendës Qeveria e Kosovës, njoftoi se ka vendosur ta dërgojë një draft-statut për Asociacionin në Kushtetuese brenda majit.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING