Connect with us

Sport

Lajm i rëndë për sportin kosovar, vdes trajneri i njohur 33-vjeçar

Kosova ka marrë një lajm të trishtë ditën e sotme, teksa është ndarë nga jeta Illmen Barja. Trajneri i njohur i basketbollit ndahet nga jeta në moshën 33-vjeçare.

Bajra kishte punuar në disa skuadra kosovare si Bashkimi e Rahovecin, derisa ishte edhe ndihmës te KB Prizreni. Gjithashtu Barja ka fituar titullin kampion me KBF Bashkimin në vitin 2018, teksa së fundmi ishte në skuadrën gjermane te Bad Homburg.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar ish-skuadra e Bajrës KB Proton Cable Prizreni, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Para pak qastesh në moshën 33 vjeqare ka ndëruar jetë trajneri Illmen Bajra.

Klubi basketbollistik Proton Cable Prizreni shpreh ngushellimet më të sinqerta familjes Bajra dhe gjithë komunitetit të basketbollit.

Ikja e hershëm në amshim është një humbje e madhe për ne dhe basketbollin.

Trajneri Bajra me sukses drejtoi skuadrën e Bashkimit , ishte pjesë e përfaqësueses njëherit edhe gjysë sezone ishte në stafin e trajnerëve edhe te skuadra jonë.

Thellësisht të pikëlluar do e kujtojm Illmenin si shembull i punës, pozitiviteti e një miku që gjithmonë do jetë në zemrat tona. Pusho i qetë..”, ka shkruar klubi i basketbollit.

Advertisement