Pinknews
Lajm i trishtë për ish-banoren e “Big Brother Vip”, humb njeriun e shtrenjtë të familjes

Ish-banorja e “Big Brother Vip”, Vesa Smolica, ditën e sotme ka humbur një person të dashur të familjes, gjyshen e saj.
Lajmin e trishtë e ka ndarë vetë këngëtarja përmes një postimi në InstaStory.
Vesa ka treguar se gjyshja e saj ka qenë një person i dashur për të, ndërsa tha se ajo do të mbetet gjithmonë në kujtimet e saj.
“Pusho e qetë gjyshe! E hareshme, e buzëqeshun, e dashtun ki me mbete gjithmonë në kujtimet e mia!”- ka shkruar Vesa krahas fotos së gjyshes së saj të ndjerë.

