Shkrime
‘Lajm i Zi’ për Serbinë/ Vuçiç përgatit opinionin
Shkrim i Nova.rs/N1
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, papritur ka deklaruar se Serbia është e gatshme të pranojë konceptin e propozimit franko-gjerman për Kosovën, edhe pse vetëm pak muaj më parë ai refuzoi ta pranonte atë dokument. Paralelisht me ndryshimin e humorit të Vuçiçit ndaj propozimit të dy vendeve më të fuqishme të Bashkimit Evropian, ndryshuan edhe mesazhet që mbërritën te votuesit – kështu që në një periudhë të shkurtër kohore kaluam nga mesazhi “dorëzimi nuk është opsion” në “izolimi ose sanksionet pasojnë” nëse e refuzojmë këtë propozim perëndimor.
Nuk është se Aleksandër Vuçiç mund ta mbajë fjalën dhe retorika e tij për Kosovën është veçanërisht konfuze. Ndoshta ndër deklaratat e forta se “nuk ka dorëzim”, është harruar edhe fjalia e tij e vitit 2018 se “sot nuk kemi asgjë në Kosovë” dhe se “një metër do të ishte fitore”. Ai e tha atëherë dhe nuk e përsëriti më, sepse padyshim mesazhi i tij nuk u prit mire nga votuesit.
Vitet e fundit, së bashku me ngecjen në rrugën drejt Bashkimit Evropian, është forcuar edhe “mbrojtja” e tij ndaj Kosovës, ndaj kemi dëgjuar gjithnjë e më shpesh se ai kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e krahinës jugore dhe se “dorëzimi nuk është një opsion”. Këtë slogan Vuçiç e përdori edhe në luftën me “armiqtë” e tjerë – kundër koronavirusit dhe opozitës në zgjedhje, dhe të njëjtin e përdori vetëm pak muaj më parë, në mes të barrikadave në veri të Kosovës.
Megjithatë, ai ngadalë u tërhoq. Fillimisht kërkoi dhe bindi serbët që të tërhiqen nga barrikadat dhe më pas javën e kaluar papritur, pas bisedimeve me “Pesëshen e Madhe”, njoftoi se jemi të gatshëm të pranojmë konceptin e marrëveshjes bazuar në propozimin franko-gjerman.
Erdhën ‘pesë’ dhe në atë takim fjalia e dytë që më komunikuan ishte ‘duhet ta pranoni këtë plan dhe nëse nuk e pranoni, sepse ne besojmë se duhet pranuar, do të përballeni me ndërprerjen e planit. Procesi i integrimit evropian, tërheqja e investimeve, masa gjithëpërfshirëse në kuptimin politik dhe ekonomik që do t’i shkaktojnë dëme të mëdha Serbisë”, tha Vuçiç në fjalimin e tij. Ai gjithashtu theksoi se Serbia është para zgjedhjes – izolimi dhe sanksionet apo pranimi i anëtarësimit të Kosovës në OKB.
Në përputhje me retorikën e re të Vuçiç, po ndryshon edhe narrativa e analistëve, të cilët tani po e mbrojnë presidentin në ‘prime time’ në televizionet pranë qeverisë dhe po na sigurojnë për skenarin e errët që pret Serbinë
Igor Avzhner, një ekspert në marketingun politik, tha se rrëfimi i qeverisë zakonisht fillon me kapitullin e parë, si në të gjitha romanet e mira, dhe përfundon me mbështetjen e personazheve margjinalë nga të gjitha anët.
“Nuk ndryshon në përputhje me ngjarjet politike, por në përputhje me rezultatet e pritura politike. “Dorëzimi nuk është opsion”, realisht nuk ka qenë kurrë opsion, sepse një gjë është dorëzimi, tjetër gjë humbja dhe tradhtia është diçka krejtësisht tjetër”, tha Avzner.
Ai theksoi se pavarësisht nëse segmente të ndryshme të elektoratit do të njohin një nga tre variantet e përmendura, më të zhgënjyer do të jenë ata që besuan se në këto rrethana gjeopolitike në të cilat ndodhet bota aktualisht, “është e mundur të ruhet një konflikt i ngrirë, që do të mund të përfitojnë pafundësisht, mbi të gjitha në nivelin e brendshëm politik”.
Në politikë ka një shprehje. ‘Drekë falas nuk ka’. Nëse Vuçiç do bëj lëvizje të gabuara, atherë njëra pas tjetrës do mbërrijnë faturat e papaguara të kredive ndërkombëtare të cilat do rëndojnë mbi ekonominë e rrënuar, shëndetësinë, shkollat dhe sistemin elektroenergjetik.
Sipas Avzner, nëse dikur “dorëzimi nuk ishte një opsion”, tani ndoshta opsioni më i zgjuar do ishte “shitja” e lëkurës me çmimin më të lartë të mundshëm për Serbinë. Sot nuk jemi dje. Narrativa ka ndryshuar, disponimi po ashtu. Ajo që nuk do të ndryshojë është gjendja faktike”