Connect with us

Kosova

Lajmërohet Shtëpia e Bardhë/ Ja kur nisin sanksionet ndaj Kosovës

Ka përfunduar sot afati që emisarët Miroslav Lajçak e Gabriel Escobar i kanë dhënë Qeverisë së Kosovës që të përgjigjet në kërkesat e tyre për deeskalimin e situatës në veri.

Në lidhje me këtë, ish-ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi ka shkruar në Twitter, duke thënë se fillimisht do bëhet raportimi tek eprorët, nëse Kosova e pranon planin SHBA-BE për deeskalim.

“Më pas, ata do të vendosin nëse dhe çfarë “pasojash” meritojnë këto veprime.”

Ndërkohë, në një mbledhje me gazetarë, emisari Escobar ka deklaruar se Kurti ka vetëm “dy ditë kohë që të përgjigjet në kërkesat” e shtruara nga ShBA-ja dhe BE-ja.

Escobar, foli edhe në lidhje me këto kërkesa, duke përmendur edhe një herë se duhet të zhvillohen zgjedhje të reja.

Advertisement