Kosova
LAJMI FUNDIT/ Arrestohet Jakup Krasniqi, dërgohet në Hagë
Pas nëntë orësh bastisje nga Gjykata Speciale, ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi është arrestuar nga EULEXI.
Flet avokati i Jakup Krasniqit: Specialja ia konfirmoi aktakuzën – urdhërarrestin ia dorëzuan sot
Avokati i Jakup Krasniqit, Valon Hasani, ka thënë se Gjykata Speciale i ka konfirmuar aktakuzën e ngritur ndaj klientit të tij.
Lidhur me këtë, dhe ish-zëdhënësi i UÇK-së, pasi iu bastis shtëpia nga Policia e EULEX-it, është nisur edhe drejt Hagës, njofton Klan Kosova.
”E konfirmuan se është konfirmuar aktakuza kundër tij. Dhe pritet shumë shpejt të caktohet seana para Dhomave të Specializuara”.
Pse ka zgjatur kaq shumë procedura?
”Procedura ka zgjatur për shkak se ka qenë operacioni i bastisjes. Dyshohet për vepra të cilat nuk janë të specifikuara por janë në kuadrin e veprave që bien nën juridiksionin e Dhomave të Specializuara”.
”Urdhërarresti për Krasniqin u bë i njoftuar vetëm sot. Ia dorëzuan urdhërarrestin dhe urdhrin për bastisje”.
Jakup Krasniqi niset drejt Hagës
Ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, do niset drejt Hagës për në Gjykatën Speciale.
Dërgesa e tij në Hagë po ndodhë pas intervistimit 10 orësh në shtëpinë e tij nga Policia e EULEX-it, njofton Klan Kosova.