Connect with us

Sport

Lajmi i mirë/ Kampionati Europian 2025 për moshat U-17 do zhvillohet në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për vendimin më të fundit të UEFA-s për mbajtjen e Kampionatit Europian të futbollit për moshat e reja në Shqipëri.

“Pas finales së UEFA Conference League të vitit të kaluar, UEFA ka vendosur sot që Kampionati Europian për moshat U17, i vitit 2025 do të mbahet në Shqipëri në 4 stadiume. Gjëra të paimagjinueshme deri disa vite më parë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Kampionati Europian do të mbahet në stadiumet “Air Albania”, “Loro Boriçi”, “Elbasan Arena” dhe “Egnatia Arena”.

Advertisement