Connect with us

Kosova

Lajmi pozitiv për Kosovën/ Ja çfarë pritet nga shefi i ri i NATO-s: Njeri i suksesshëm, i kujdesshëm…

Ende pa u bërë një vit nga vizita e tij në Kosovë, Mark Rutte mori besimin e vendeve aleate për të qenë Sekretar i përgjithshëm i NATO-s.

Kryeministri holandez, përpos një periudhe kur pati skepticizëm për liberalizimin e vizave, në vazhdimësi ka mbështetur Kosovën në aspiratat e saj në integrim dhe ka takuar disa herë liderët e shtetit.

Te kryeministri i Holandës, Mark Rutte, autoritetet në Kosovë shohin një partner me të cilin mund të bisedojnë për një gamë të gjerë çështjesh – nga avancimi i vendit në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian deri te siguria dhe stabiliteti afatgjatë.

Në lidhje me këtë temë, në një prononcim foli edhe juristi Blerim Burjani, i cili e vlerësoi si shumë pozitiv Rutten ne krye te Aleances.

Por, sipas tij, që Kosova të bëhet anëtare e NATO-s, duhet që ta njohin shtetet mos njohëse.

“Për t’u bërë shtet anëtar i NATO-s duhet që Kosovën ta njohin edhe katër shtete të NATO-s, kjo nuk varet shumë nga individët, se sa varet nga ata që kamë ndikim vote në këtë aleancë më të madhe ushtarake. Kosova duhet të ecë përpara, Mark Ruttes është një njeri i suksesshëm, i kujdesshëm dhe i përgatitur mirë shumë për të përkrahur vendimet e mëdha të kësaj aleance. Na duhet të bëjmë më shumë për veten, se ata si miq gjithmonë do t’i kemi pranë, politika kosovare sidomos ajo ushtarake duhet të përafrohet sa më shumë me shtetet e NATO-s” – theksoi Blerim Burjani

Advertisement