Politike
‘Lal djegësi’/ Berisha: Veliaj donte t’i arrestonte ish-gruan dhe partneren Ahmetajt
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar sërish në lidhje me arrestimet për aferën e inceneratorëve.
Teksa ka postuar në rrjetet sociale një foto nga fushata elektorale, ku ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, tashmë në arrati, shfaqet krah kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, shkruan me ironi se “Lal degësi, Beni po të pret”, duke nënkuptuar futjen në burg të Veliajt. Sipas Berishës, Veliaj donte t’i arrestonte ish-bashkëshorten dhe partneren aktuale Arben Ahmetajt.
“Lal “degësi,” Beni po të pret! Doje t’i arrestoje ish-bashkshorten dhe partneren o i mjerë! sb” shkruan Berisha krahas fotos.