Connect with us

Kronike

‘Lamtumirë engjëll’, pas aksidentit tragjik ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar

Gabrieli nuk ia doli.

Ai luftoi si luan, por nuk arriti të zgjohej, ndërroi jetë në spital pasditen e djeshme.

Komuniteti i Villafrancas në Itali është bashkuar me dhimbjen e familjes shqiptare, pas vdekjes së 16-vjeçarit, Gabriel Alibeaj.

Gabrieli u përfshi në një aksident dramatik pak para mesnatës të së martës.

Ai ishte me miqtë e tij dhe ndodheshin në një tricikël, kur Gabrieli ra dhe përplasi kokën në gur

Ai mori plagë të rënda të cilat rezultuan fatale.

Advertisement