Connect with us

Politike

Lapaj deklaron dorëheqjen nga mandati, fton dhe Shabanin që të bëjë të njëjtën gjë

Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, deklaron se dorëhiqet nga mandati i deputetit që pretendon se fitoi nga lista e hapur, por ftoi edhe aleatin e tij në koalicion, Endri Shabani të Nismës Thurje, që të bëjë të njëjtën gjë po ashtu. Në këtë mënyrë ai deklaroi se po mban fjalën e dhënë para zgjedhjeve dhe mandati do i kalojë të parës së listës së koalicionit, një kandidateve femër. Ai akuzoi Shabanin se po mbante peng mandatin e fituar nga koalicioni më 11 maj dhe i bëri ftesë publike. Ai pretendoi se u bë lojë që Lapaj të mos shkonte në parlament.

Pjesë nga deklarata e Lapajt:

“Marrëveshja nuk po zbatohet, më vjen keq, fjalët e dhëna nuk po mbahen. Ftoj zotin Shabani që të vij vetë dhe të mbajë fjalën për të kërkuar që mandati të shkojë te më i votuari i koalicionit. Ai kërkon që të marrë mandatin e deputetit që i takon më të votuarës së Shqipëria Bëhet.

Sitemi aktual na i mohoi 6 mandate me sistem të padrejtë.

Unë e mbaj fjalën dhe do e mbajë, por në ishim në koalicion dhe së pari mandati duhet të vij te unë më parë dhe zoti Shabani nuk pranon, që ky mandat të shkojë më pas tek zonja.

Koalicioni ka qenë bashkim për zgjedhje, ruan individualitetin juridik dhe politik. Ai nuk është më i votuari. Nisma thurrje mori mbi 4 mijë vota dhe Shabani mori mbi 2400 vota. Pra votat i mori koalicioni, mandati është marrë me votat e mbështetësve të Shqipëria bëhet.

Kjo është betejë për të mbajtur fjalën e dhënë e jo për një mandat.

Ne nuk kërkuam votën për t’u bërë pjesë e të vjetrës, por për t’i dhënë fund pazareve me lista të mbyllura dhe për të garuar në listat e hapura.

Zoti Shabani, eja të japim dorëheqjen dhe mandati të kalojë te zonja Ambeli. Qëndrimi egoist i zotit Shabani”.

Shabani i përgjigjet Lapajt: Nëse kryetari nuk mban fjalën, me ç’të drejtë kërkon nga të tjerët që ta mbajnë të tyren?

Shabani i përgjigjet Lapajt: Nëse kryetari nuk mban fjalën, me

Kryetari i Nisma Thurje, Endri Shabani, ka sqaruar sot marrëveshjen me Adriatik Lapajn, pas debatit për mandatin e vetëm të fituar nga koalicioni i tyre.

“Sqarim publik

SHB pretendon se premtimi i Adriatikut për dorëheqje nuk ka qenë pjesë e marrëveshjes së koalicionit.

Po as premtimi i Zeqirit nuk ka qenë.

Atëherë pse i kërkohet dorëheqja Zeqirit, por jo Adriatikut?

Apo funksionon parimi: “bëj si të them unë, jo si bëj unë”?

Për ata që janë të interesuar, më poshtë gjeni marrëveshjen e nënshkruar. Aty nuk thuhet askund që kandidatët e listës së fiksuar janë të detyruar të japin dorëheqjen. As për Zeqirin, as për ndonjë tjetër.

Por është fakt që 46 kandidatë të listës së fiksuar dhanë fjalën e tyre që do të dorëhiqeshin për t’u hapur rrugë kandidatëve të listës së hapur.

Një zotim moral, jo ligjor. Një fjalë e dhënë – si ajo e Adriatikut.

Dhe në këtë vend, fjala ka qenë gjithmonë më shumë se një firmë në letër. Ka qenë besa!

Prandaj Zeqiri dhe Kleana duhet të mbajnë fjalën për të dhënë dorëheqjen.

Por nëse kryetari nuk mban fjalën i pari, me ç’të drejtë kërkon nga të tjerët që ta mbajnë të tyren?”, shkruan Shabani.

Advertisement