Politike
Lapaj i kundëpërgjigjet Ramës: Si ortak i Berishës pasi i mbyllën listat, po trashëgon partinë tek fëmijët

Kryetari i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj, ka reaguar sërish ndaj akuzave të kryeministrit Edi Rama, se në listat e koalicionit “Nisma-Shqipëria bëhet” janë futur dhe baballarët e dy drejtuesve.
Lapaj thotë se Rama si ortak i Berishës pasi i mbyllën listat, po trashëgon partinë tek fëmijët.
“Qenka shqetësuar Rama se kemi vendosur prindërit në listë. Është mësuar ta trashëgojë partinë, shkoni verifikoni fëmijët e kujt janë në listat e mbyllura dhe do të gjeni emrat e deputetëve të PS dhe zyrtarëve të lartë”, tha Lapaj.

