Connect with us

Politike

Lapaj tregohet i prerë: Nuk bëmë llogaritje mandatesh, meqenë do kishim hyrë në koalicion me PD

Adriatik Lapaj u shpreh se strategjia e “Nisma-Shqipëria Bëhet” nuk ishte për të marrë mandate duke u përqendruar në një zonë të caktuar, por fushata do të bëhej në të gjithë vendin.

Sipas Lapajt, nëse do të ishte për numra, do të kishin hyrë në koalicion me PD për të marrë 5-6 deputetë në tavolinë apo do ishin fokusuar në kryeqytet apo diku tjetër për të marrë mandate.

Nisida Tufa: Ku e kishit mandatin e sigurt

Adriatik Lapaj: Nuk kemi bërë llogaritje mandatesh. Meqenë kishim hyrë në koalicion me PD dhe kishim marrë në tavolinë 5-6 mandate. Bëmë një fushatë kombëtare, në çdo cep të Shqipërisë njësoj. Ne besuam te një gjë tjetër, jo duke bërë llogari duke u përqendruar në një zonë. Mund të mos kishim asnjë mandat.

 

 

Nisida Tufa: Ju do të jeni deputet?

Adriatik Lapaj: Në po ndjekim procesin, do të ketë hapat e veta, derisa të vijë radha e shprehjes së mandatit. Ajo që është e sigurtë, është se i kemi një rruge që nuk ka kthim pas. Është e vërtetë që pritnim më shumë mbështetje se kaq. Ne i shtrimë dorën të gjithëve, kjo për nevojën për ndryshim.

Ne do të ndjekim gjithmonë rrugën e ligjit. Mandati ynë në Kuvend do të jetë “pigment”.

Advertisement