Sport
Laporta flet për Messi: Ishte gati për kthimin e tij te Barcelona, por zgjodhi Inter Miami
I intervistuar nga “Mundo Deportivo”, presidenti i Barcelonës Joan Laporta, foli për Leo Messi.“Ai i dha një zgjidhje një situate që unë nuk dija ta trajtoja mirë dhe pavarësisht gjithçkaje mendoj se duhet ta bëja duke vendosur klubin mbi lojtarin më të mirë në botë. Kishte mundësi që ai të rikthehej te Barcelona. Messi dëshironte, babai i tij gjithashtu, por ritmet ishin të ndryshme.
Ne nuk donim që të ndodhte si herën e kaluar. Pas një kohe, babai i tij u takua me mua dhe më njoftoi se Messi kishte vendosur të kalonte tek Inter Miami pasi në aventurën e tij te PSG kishte hasur shumë presion, dhe këtë herë dëshironte të qëndronte i qetë, dhe këtë qetësi ja jepte pikërisht ky klub nga MLS.Marrëdhënia ime me Messi? Është e mirë. Nuk kemi folur më, por unë i uroj më të mirat te Miami dhe Barça është shtëpia e tij”, është shprehur Laporta.