Connect with us

Politike

Largimi i shqiptarëve/ Meta: Faji i Ramës, jo i Britanisë

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta po mban sot një konferencë me gazetarët.

Ai u shpreh se kryeministri Edi Rama fajëson për shpopullimin autoritetet britanike, por se fajtori kryesor është mafia në pushtet që ka shkaktuar humbjen e perspektivës për të rinjtë.

“Shpreh angazhimin e vendosur të PL për të ndaluar shpopullimin dhe për ti dhënë fund dramës së madhe të vendit tonë.

Përshëndes angazhimin dhe lutjet e udhëheqësve të kishës katolike, për të reflektuar të gjithë e për tu bashkuar, për të çrrënjosur arsyet që nxisin të rinjtë tanë të rrezikojnë jetën për të kaluar La Manche me gomone.

 

 

I vetmi që nuk dëshiron të përmirësohet situata është kryeministri që fajëson autoritetet britanike për një fenomen, të shpopullimit të vendit, që e nxiti ai me politikat e tij kundër të rinjve, duke mos u krijuar mundësi reale të qendrojnë në vend, të përballojnë kostot e jetesës e për tu mbështetur ne projektet e tyre për të krijuar familjet e reja. Mafia në pushtet shkaktare kryesore e humbjes së perspektivës së këtyre të rinjve”, tha ai.

Advertisement