Aktualitet
Largimi i të rinjve/ Ambasadori britanik: Do të investojmë në rritjen ekonomike në Kukës
Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar ka organizuar një tur tre ditor në veri të Shqipërisë, me synim rritjen e investimeve për të rinjtë, në mënyrë që ata të krijojnë të ardhmen në vendlindjen e tyre. Mësohet se ditën e djeshme ata vizituan Kukësin, ndërsa sot dhe nesër do të jetë në Tropojë.
Me anë të një njoftim në rrjetet socialem Ambasada thotë se po dëshmojnë partneritetin e fortë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë përmes mbështetjes britanike për të ardhmen e veriut të Shqipërisë duke u fokusuar tek të rinjtë.
Ky tur i Ambasadës nxjerr në pah nismat e rëndësishme të financuara nga Mbretëria e Bashkuar në këtë rajon, të cilat përqëndrohen në nxitjen e inovacionit, arsimit, sipërmarmarrjes dhe krijimit të vendeve të punës.
“Mbrëtëria e Bashkuar është partneri juaj për rritjen ekonomike dhe sipërmarrjen. Ne besojmë në potencialin e Shqipërisë dhe jemi të angazhuar të punojmë me ju si Partnerë për Përparim”, tha ambasadori britanik, Nicholas Abbott gjatë vizitës në Kukës.